Përfundojnë të gjitha fazat për kreun e BKH-së, tani mbetet vetëm vettingu – Elton Kërluku jep dorëheqjen nga Komisioni i Vettingut për konflikt interesi
Gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka kaluar të gjitha fazat paraprake, ku janë verifikuar dhe testuar kandidatët për këtë pozicion të rëndësishëm. Tani, procesi ka hyrë në fazën finale të vettingut, e cila do të vendosë kandidatin fitues. Emri i fituesit nga 7 garues do ti propozohet KLP-së për emërim nga Komisioni i Posaçëm i SPAK.
Në garë janë shtatë kandidatë:
- Andi Pogaçe
- Artur Beu
- Elton Kërluku
- Gentian Ndoi
- Gentjan Shehaj
- Gledis Nano
- Joni Keta
Një zhvillim i rëndësishëm është dorëheqja e Elton Kërlukut nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (Komisioni i Vettingut), ku ai ishte anëtar. Kërluku është tërhequr nga ky komision për shkak të një konflikti interesi, pasi është njëkohësisht kandidat në garën për kreun e BKH-së. Largimin e tij nga ky komision e konfirmoi gjatë takimit offrecoder me gazetarët kreu i SPAK, z.Altin Dumani.
Kjo dorëheqje vjen për të garantuar transparencën dhe paanësinë e procesit, duke shmangur çdo dyshim për ndikim të mundshëm në vetting.
Procesi i vettingut pritet të përfundojë në javët në vijim, ku do të bëhet përzgjedhja përfundimtare e kreut të ri të BKH-së, një rol kyç në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Aktualisht, në Komisionin e Vettingut për kandidatët për kreun e BKH-së janë aktivë disa figura kyçe, përfshirë Saida Dollapin, Kryetaren e Apelit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), si dhe dy prokurorët Eneid Nakuci dhe Behar Dibra. Ky komision pritet të plotësohet edhe më tej me emërimin e zëvendësuesit të Elton Kërlukut, një oficer të BKH-së.
Lexo më shumë