Drejtuesi i portalit Timoni.al, Almer Toska, është përballur me kërcënime të hapura dhe sharje ndaj familjes së tij pas publikimit të një shkrimi investigativ ku u zbardhën aktivitetet e dyshuara kriminale të biznesmenit Lul Morina.
Policia e Tiranës nisi hetimet, por sipas oficerëve të krimeve ndaj jetës e personit biznesmeni do të ndiqet në gjëndje të lirë. Materialet janë referuar në prokurori dhe vendimarrja për ta ndjekur në gjëndje të lirë ka qenë e prokurorit.
Drejtoria Vendore e Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda pas komunikimit me Prokurorin nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin A. T., me detyrë administrator i një portali online.
Shkak i këtij kërcënimi dhe santazhi me jetë e fyrje, është bërë publikimi i disa lajmeve që zbulonin lidhjet politike dhe përfitimet e biznesmenit Morina.
Biznesmeni Morina është pyetur disa muaj më parë në Spak në lidhje me transferta e transaksione parash.
Lexo më shumë
👇