Strukturat e Degës Doganore Kapshticë, në bashkëpunim me Grupin e Antikontrabandës, kanë finalizuar një operacion të rëndësishëm duke bllokuar një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara si falsifikime të markave të njohura ndërkombëtare.
Gjatë kontrollit të detajuar të një mjeti të ardhur përmes kësaj pike doganore, janë evidentuar artikuj veshjesh dhe aksesorësh me logo të markave si Nike, Lacoste, Prada, Hugo Boss, Polo, Tommy Hilfiger, Moncler, Calvin Klein, dhe të tjera.
Në total u bllokuan qindra njësi të veshjeve dhe xhupave me logo të falsifikuara, duke përfshirë:
- Bluza pambuku dhe xhupa nga marka si Nike (265 bluza), Lacoste (325 bluza), Prada (110 bluza dhe 35 xhupa), Hugo Boss (570 bluza), Polo (565 bluza), dhe të tjera.
- Xhupa pa mëngë dhe tekstili për femra nga markat Moncler, Calvin Klein, Louis Vuitton dhe Christian Dior.
Ky rast i fundit vjen pas dy bllokimeve të mëparshme më 22 dhe 23 shtator, ku u kapën edhe më shumë mallra të dyshuara si falsifikime, përfshirë tuta sportive, kostume, bluza me kapuç, çanta dhe fustane nga marka të ndryshme si Oysho, Vans, Adidas, Goyard, Coach, dhe Massimo Dutti.
Dogana shqiptare vazhdon të tregojë angazhim të plotë në mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe garantimin e tregut të drejtë për konsumatorët dhe bizneset.
Produktet e Bllokuara sipas Markave
- Nike – 265 bluza
- Lacoste – 325 bluza
- Prada – 110 bluza + 35 xhupa = 145
- Hugo Boss – 570 bluza
- Off White – 45 bluza
- Casablanca – 40 bluza
- Polo – 565 bluza
- Tommy Hilfiger – 135 bluza
- Moncler – 260 bluza + 75 xhupa pa mëngë + 75 xhupa për femra = 410
- Calvin Klein – 220 bluza + 25 xhupa pa mëngë = 245
- North Face – 50 bluza
- Amy – 335 bluza
- Emporio Armani – 110 bluza
- Dolce & Gabbana – 85 bluza
- Burberry – 40 bluza + 35 xhupa pa mëngë = 75
- Fendi – 5 bluza
- Louis Vuitton – 35 xhupa për femra
- Christian Dior – 25 xhupa për femra









Lexo më shumë