Opozita del kundër miratimit të ligjit që njeh transgjinorët si një gjini ndryshe nga burrë dhe grua. Debati publik, i cili ka prekur opinionin publik e jo vetëm, tashmë ka marrë një përgjigje zyrtare nga Opozita, e cila nëpërmjet një drafti i ka thënë JO.
Pak ditë më parë, kundër draftit që i hap rrugë statusit juridik të transgjinorëve dolën edhe komunitetet fetare në Shqipëri. Nëpërmjet një deklarate, Këshilli Ndërfetar kërkoi që ky projekt të ndalet.
WebLajm.com zbardh propozimin ku, në Parlament, Opozita kërkon që, nëpërmjet një ndryshimi në ligjin për gjendjen civile në Shqipëri, të jenë zyrtarisht vetëm dy gjini: Burrë dhe Grua.

Po përse është ndërmarrë kjo nismë ligjore? Në relacionin e depozituar në Kuvend, deputetët e opozitës sqarojnë se:
“Vihet re një tendencë e njëpasnjëshme për të shtrembëruar dhe për të ndikuar në shenjtërinë e shoqërisë dhe familjes tonë, të bazuar në vlerat humane, tradicionale dhe ato europiane. Këto tendenca kërkojnë të ndërhyjnë në mënyrë të padrejtë në gjenezën e jetës dhe formës njerëzore që e njeh dhe e garanton vetë Kushtetuta, e cila është akti themelor i Republikës së Shqipërisë. Kërkohet të na sillet si diçka normale, përëndimorizuese apo edhe humane ndryshimi i gjinisë së të rriturve apo të fëmijëve në veçanti, në çfarëdo moshe apo gjendje fizike, dhe për pasojë lejimin e ndryshimeve të mëpasshme për t’i hapur rrugë ndërhyrjes në institucionin e shenjtë të martesës, jo vetëm midis gjinive të ndryshme, adoptimit, surrogacisë, etj. Në gjykimin tonë, këto akte apo tentativa deri tani janë një provokim i hapur ndaj vlerave dhe normave të bashkëjetesës sonë shoqërore, parimeve më të larta njerëzore, demokratike dhe europiane.”
Lexo më shumë