Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar një fletëthirrje për Kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, në kuadër të një hetimi që lidhet me veprën penale të korrupsionit zgjedhor.
Sipas burimeve zyrtare, Shkreli pritet të paraqitet pranë zyrave të SPAK këtë të premte, për t’u marrë në pyetje dhe komunikim akuze në lidhje me dyshimet për përfshirjen e tij në blerje votash gjatë zgjedhjeve vendore të 11 majit 2025.
Hetimet ndaj Shkrelit kanë nisur prej disa muajsh, ndërsa më herët atij i është sekuestruar edhe telefoni celular, i cili dyshohet se përmban prova të rëndësishme në këtë çështje.
Së bashku me Shkrelin, janë nën hetim edhe tre persona të tjerë, që dyshohet se kanë bashkëpunuar në veprime të paligjshme që lidhen me procesin zgjedhor.
SPAK nuk ka bërë ende publike listën e bashkëpunëtorëve, por burime pranë hetimit bëjnë me dije se çështja ka të bëjë me blerje votash dhe përdorim të burimeve shtetërore në fushatë me disa persona.
Çështja mbetet në hetim dhe pritet që pas marrjes në pyetje të Shkrelit dhe personave të tjerë të përfshirë.
Ky hetim u ndiqet nga Prokurori i Posaçmëm Dritan Prençi