Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masa sigurie ndaj disa personave të përfshirë në veprimtari kriminale, pjesë e një grupi të strukturuar që dyshohet për tjetërsim pronash në Gjirin e Lalzit dhe përfshirje në një vrasje për hakmarrje të ndodhur në vitin 2021.
Masa sigurie të dhëna nga GJKKO
Arrest në burg – për tjetërsim të pronave në Gjirin e Lalzit:
- Vullnet Muça – vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi”
- Vlash Brahja
- Edlira Avdylaj – ndaj saj është caktuar masa “ndalim i daljes jashtë shtetit”
Arrest në burg – për vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021, dyshohet për hakmarrje:
- Enea Kume – vëllai i deputetit socialist Loer Kume, i dyshuar si ndihmës në vrasje
- Astit Avdyli – dyshohet si drejtues i grupit
Persona në kërkim:
- Aleksandër Laho – i njohur si “Rrumi”
- Aldo Avdyli
- Alfred Doka
- Agron Bejdolli
Masat e sigurisë u caktuar nga gjyqtarja Floreja Davidhi, me kërkesë të prokurorit Bledar Maksuti, pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Emri i Monika Kryemadhit përmendet në një bisedë të përgjuar mes eksponentëve të krimit.

Në dokumentin prej 236 faqesh, pjesë e dosjejes voluminoze të hetuar nga SPAK, me përgjime të realizuara përmes aplikacionit të enkriptuar Sky ECC, që datojnë rreth katër vite më parë.
Evidentohet një bisedë mes Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi”, dhe Vullnet Muçës, ku ky i fundit pretendon se ka folur me “Monikën” dhe “Fredin” në aplikacionin SkyEcc.
WebLajm.com ka verifikuar se emri “Monika” i referohet ish-deputetes Monika Kryemadhi.
Pavarësisht këtij pretendimi nga eksponentët e dyshuar të krimit, nga hetimet e deritanishme dhe dekodimi i komunikimeve në Sky ECC, nuk rezulton asnjë provë që implikon znj. Kryemadhi në këtë grup apo në ndonjë aktivitet kriminal. Deri më tani, emri i saj është përmendur vetëm në një bisedë të izoluar dhe nuk mbështetet nga prova të tjera hetimore.
1D6E0D– Po boja sikur nuk dija un ai ishte gjarper ti tha idi mir po do shprehem qe jan te njetjat
L629B3– atere kam fut dhe nje avokat tjeter me taku dike ti them te terhiqet
1D6E0D– Po ke firmat ajo A thoshte po meca kuptova e ka bo me fredi nank poer nanji kafe
L629B3– po vulat si kemi lujt neve
1D6E0D– Po jan te volumi
L629B3– firmat ti e din si skemi lujt as vulat… po volumin i kishin mate dhe ato per akt eksperimentii
1D6E0D-13 pika ikan kerkuk spaku
L629B3– kte avokatin qe kam fut po e largoj…ta shkepus…po dhe fredi e fort e ka bere te ka ulur ne takim , se ata nuk para takojn njeri.
1D6E0D– Si diash po ky do shprehet mir
L629B3– jan shum Espinoza…. po e ke taku ti vet ska muncii me u shpreh keq ai ne nji far menyre ka pranu bashkpunimin……ky ka taku sot shefin e ktit berit po tha skam mardhenie me ate
1D6E0D– po po ek ok po un i nejta i ke kjo pjes un kam jetu jasht kam bo 5 lek kam ardh ktu me punu
L629B3– shefi berit nuk shkonte mir me bertin dhe i thash leje nje her ktit qe ka fol me shefin… popa aty ti rri ne regull je
1D6E0D– Leje se esht ok
L629B3– ai qe ka pranu me taku esht ok…. ka hap rugen me mare nai lek… merr listen cfar po heton…. merja me kohen avash avash kur te ket mar leket….ta jap dhe vet ne fund.
1D6E0D– Do te respektoj dhe do ta di per nder gjihjt jetes dhe jena jizzer ne rreg do ta shperblej
L629B3– po du me dit ku kenga gabu neve qe e e kan kap ata…. me rregullu tjetrat
1D6E0D -Do ta boj jo me mare leket e bo riekspetrsim dhe po te vi te vi po te linja ime
…..
1D6E0D -Do ta boj ok tha qe mos te kesh siklet qe me dyshu
L629B3– ok ne rregull shum mire… po thash doja me dit po e msove me kohen , ku e kan kap nai gabim qe ta dim ku kemi gabuar neve.
1D6E0D -Mu sme la as i dyshim
L629B3– pse ndoshta ke ato te sukthit…jojo ai derisa ka ardh takim esht ok…. esht me mare kafen.
1D6E0D– Po po bera sikur mka kap ky halli kiam ble se me dit qe ikemi bo jan shum sipërfaqe dhe te peshkon.
L629B3– po fredi esht strateg per kte sektor dhe per kriminalitaken… shum mire i ka then..:dhe fredit asthu thuaj…i kemi blere.
1D6E0D– Po po kam nji jav qe ri nga 3 ore me fredin
L629B3– po renci ka qe erdhi u ul takim
1D6E0D– Ti jap dhe i kafe fredit ta kemi se njef dhe esht tipi emel
L629B3– Po fredi un i thash herte jepet te bej nai gjo dhe ngele oi sot do vi neser… normal
respektoje… dhe per vota ok thuaj… ngrije jacen.
1D6E0D– I thash dhe un, fredi do nanji makin, do nanji lek xhepi…Po ikam then
L629B3– ok shife vet
1D6E0D– Fola me moniken idite me fredin ne skai… Kamer…Po celes i thash mka kerku me nejtt korekt…
L629B3– po fredi esht teknik shum i lart per kto lloj bisedash ne terren me policin… esht me grade te lart per terrenin…. po vetem qe genjen dhe ka nai ves.

1D6E0D– Dhe fredit ikam nejt korekt ikam then si ta mendosh ti un do boj po ta lexojm deri ditet e fundit.
L629B3– se esht shum i holle per kto gjera dhe ka shum shkallen e njofjes…. njeh shum njerez po ka hum pil se genjen dhe ka nai ves…. po kur do i kthente pergjigje prk.(prokurores) ai e tha qe ija , dhe
fletat e volumit i kan cuar per akt eksperimentii te dha gje.
1D6E0D– Kte jav nga e premjta
Në datën 8 mars 2021, në orën 19:53:00, Aleksandër Laho ka diskutuar me Vullnet Muçën në lidhje më dhënien e një “kafe” një personi cimin e të cilit nuk e përmendin por që dyshohet se mund të jetë ekspert kriminalist.
Biseda zhvillohet si vijon:
L629B3– cpbt…mos more nai pergjigje nga fredi per ate biseden a citi mikut te vet
1D6E0D– Esht myll si bised neser c ka ien takimin ti coj kafen