Ish kreu i krimit ekonomik në policinë e shtetit z.Lutfi Minxhozi rezulton i fundit në listën e hetuesve financiar në garën e SPAK.

Ai sështë polici i vetëm nga krimi ekonomik që ska marrë pikët maksimale. Nga tabela e pubkikuar në faqen zyrtare të SPAK, në listë jofituese për 4 vendet e hetuesve financiar rezulton edhe Gentian Ndoji.
Z. Ndoji renditet i 5-ti në listën me 10 të interesuar për t’u bërë pjesë e Hetimit Financiar.
I pari i kësaj liste ka marrë 56 pikë dhe ai është Enea Sharra , ndërsa i fundit 41 pikë dhe është Lutfi Minxhozi.. z.Ndoji rezulton me 44 pikë.
Aktualisht, ky sektor hetimi financiar në varësi të BKH-së dhe SPAK, drejtohet nga hetuesi Elton Kërluku. Nga kjo garë do të përzgjidjen 4 hetues, e nëse edhe në tesrin e fundit pikëzimi sndrysbon atëherë z.Ndoji që garon edhe për kreun e BKH skualifikohet.
Në këtë listë, fitues deri në këtë fazë rezulton Ermal Milori, një oficer karriere në Policinë e Shtetit dhe ish-shef i policisë në Rinas.
SPAK njofton se faza finale e përzgjedhjes së hetuesve financiarë do të jetë më 23 tetor.
Gara për kreun e BKH-së është bllokuar në fazën finale të vettingut, pasi institucionet e informacionit të klasifikuar nuk po i përgjigjen SPAK-ut, duke vonuar shkresat.
Një muaj më parë, nga Komisioni i Posaçëm për garën e kreut të BKH-së, Oficeri i Policisë Gjyqësore z.Gentian Ndoji u vlersua me pikët maksimale ndërsa si hetues financiar vetëm me 3 pikë më shumë se i fundit i listës.
NJOFTIMI ZYRTAR I SPAK ME RENDITJEN.
MBI ZHVILLIMIN E PROCEDURËS SË KONKURRIMIT PËR HETUES FINANCIAR, NË SEKTORIN E HETIMIT FINANCIAR, NË PROKURORINË E POSAÇMEKomisioni i Përzgjedhjes së Hetuesve Financiar, në Sektorin e Hetimit Financiar, në Prokurorinë e Posaçme, pasi ka zhvilluar fazën e dytë të vlerësimit të kandidatëve që kanë aplikuar për procedurën e konkurimit për hetues financiarë, në Sektorin e Hetimit Financiar, në Prokurorinë e Posaçme, njofton kandidatët e kualifikuar për zhvillimin e fazes së tretë të konkurrimit, të intervistës së strukturuar me gojë.Bazuar në nenin 6, pika 8, shkronja b) dhe c) të rregullores nr. 248, datë 27.04.2022 “Për caktimin e rregullave për organizimin e procedurës së konkurimit dhe emërimit të hetuesve të Sektorit të Hetimit Financiar, në Prokurorinë e Posaçme”, në fazën e tretë të konkurrimit do të marrin pjesë vetëm kandidatë që në dy fazat e para të konkurrimit kanë grumbulluar minimum 40 (dyzet) pikë, të pasqyruar në tabelën e mëposhtme:


Intervista e strukturuar me gojë me kandidatët për hetues financiarë, në Sektorin e Hetimit Financiar do të zhvillohet ditën e enjte, në datën 23.10.2025, në godinën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kandidatët do të njoftohen individualisht për orën e caktuar për zhvillimin e intevistës.Kandidatët që në dy fazat e para të konkurrimit nuk kanë grumbulluar minimum 40 (dyzet) pikë do të njoftohen individualisht për rezultatet e tyre.