Qeleshi: Problemi kryesor në drejtësi vakancat dhe kohëzgjatja e proceseve gjyqësore
Kryetarja e Avokatëve Penalistë, Joana Qeleshi ngre si shqetësim kryesor në sistemin e drejtësisë, vakancat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në një intervistë për emisionin “FactCheck” në MCN TV, ajo deklaroi se aktualisht nuk kemi drejtësi cilësore dhe në kohë siç duhet.
Qeleshi shtoi se problemi kryesor që ka sistemi sot është kohëzgjatja e proceseve gjyqësore, ku njerëzit kanë revoltë që nuk po marrin vendimin, cilido që të jetë ai.
Problematikë aktuale është se për shkak të vakancave dhe mënyrës së emërimeve ne kemi gjykata dhe prokurori që kanë gjyqtarë dhe prokurorë që nuk kanë më shumë se 1, 2 apo 3 vite punë. Nuk kanë fare magjistratë të tjerë me eksperiencë më të gjatë dhe larmishmëria në punë është e domosdoshme, se ti ke nevojë të konsultohesh me një koleg. Dhe statistikisht çështjet që shqyrtohen nga GJKKO dhe SPAK janë vetëm 0.3% e çështjeve në Republikës së Shqipërisë.
Nuk ka asnjë situatë që e justifikon vrasjen e një gjyqtari duke kryer detyrën. Personi nuk ishte fare palë në proces. Duhet të pranojmë se çfarëdo lloj gjëje që mund të ndodhë me një vendim gjykate, nuk justifikohet që pala të kryejë veprime të tilla ndaj gjyqtarit apo avokatit.
Problemi kryesor që ka sistemi sot është kohëzgjatja e proceseve gjyqësore, ku njerëzit kanë revoltë që nuk po marrin vendimin, cilido që të jetë ai. Sistemi duhet të ketë një hapje dhe të tregojë se nuk është se gjyqtarët nuk shkojnë në punë. Gjykatat dhe prokuroritë, kanë gjyqtarët dhe prokurorët e medias.
Qytetarët duhet të shohin që gjyqtarët janë të mbytur në dosje, ke gjyqtarë që bëjnë 20 apo 30 çështje në ditë. Një gjyqtar në orën 16.00 a është në gjendje të dëgjojë ashtu siç duhet çështjen? Të gjithë janë në një sforco tej mundësive dhe kapaciteti normal, njerëzor dhe profesional, por jo për faj të tyre.
Nëse nuk do merren masa për të zgjidhur situatën minimalisht mund të takohemi në 2035, ndërsa nëse je me fat 2030-2032 për çështje civile apo administrative. Ne i këshillojmë klientët që nëse një çështje mund të zgjidhet në një formë tjetër, le ta zgjidhin. Ka zgjidhje situata, por duhet ndërhyrë që kjo situatë të mos agravohet më shumë.
Duhet të adresojnë situatën e plotësimit të vakancave. Apeli 35 nga 75 gjyqtarë që duhet të ketë. Kemi gjykata dhe prokurori dhe në shkallë të para që nuk kanë numrin e duhur të magjistratëve, është bosh. Nuk mund të presësh tre vjet dhe prodhon sërish produkt të ri, një nga zgjidhjet që mund të jetë është që sistemi të hapet. Jo se nuk kemi vendimmarrje dhe drejtësi, por ne nuk kemi drejtësi cilësore dhe në kohë siç duhet.
Sa i takon propozimit për një Kod i ri Penal, Qeleshi shprehet se Kodi Penal duhet të jetë shumë i mirëorganizuar, shumë i qartë dhe mos të lërë ekuivok.
Sipas saj, është shumë e rëndësishme që ligji të jetë koherent.
Kodin aktual e kemi miratuar në 1995 dhe kemi pasur diku te rreth 30 ndërhyrje. Në analizat që kemi bërë, kodi paraqet problematika sidomos sa i takon koherencës në marrjen e vendimeve dhe të jetë model më i mirë i vendeve europiane.
Ka dy mundësi se si ligjvënësi ndërhyn, ose duke bërë ndërhyrje ligjore ose kod të ri total. Zakonisht vendimmarrja vjen kryesisht në momentin kur dëshiron të ndryshosh sistemin. Që kodi aktual ka nevojë për ndryshime rrënjësore për këtë biem dakord të gjithë.
Pushteti ekzekutiv dhe legjislativ thanë se nuk kemi lidhje me këtë kodin dhe kemi marrë disa ekspertë të fushës. Kjo tregon se procesi i hartimit të kodit nuk ka nisur siç duhet, duhet të marrësh disa studime, duhet të ngresh disa grupe pune, ka shumë elementë që duhen marrë në konsideratë.
Ne ende sot nuk e dimë se kush e ka hartuar dhe si e ka hartuar. Me 900 nene. Tek institucioneve që iu është çuar për mendim, nuk është përfshirë Dhoma Kombëtare e Avokatisë.















































































































