Me dy gjuhë, në shqip dhe gjermanisht Ambasada gjermane ka shpërndarë mesazhin drejtuar qeverisë së prokurorëve KLP-së.
Në një takim që ka patur me KLP ambasadori gjerman, ka kërkuar prej tyre të vijojnë me kursin e modelit Dumani si një model suksesi edhe kur të përzgjedhin kreun e ri.

🇦🇱 I Ambasadori gjerman Bergner u takua sot për të zhvilluar një bisedë me Kryetaren e KLP-së, znj. Mirela Bogdani dhe një sërë anëtarësh të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ai nënvizoi rolin e rëndësishëm, që KLP luan në ruajtjen e pavarësisë, integritetit, cilësisë dhe efikasitetit të prokurorive në Shqipëri. Ai shprehu vlerësimin e tij për punën e përkushtuar të KLP-së dhe inkurajoi Këshillin të kryejë detyrat e tij në mënyrë aktive, me përgjegjësi dhe vetëdije.
Bergner theksoi sërish rëndësinë e zgjedhjes së ardhshme të pasardhësit në detyrë të Altin Dumanit si kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK: “Nën drejtimin e Altin Dumanit SPAK ka arritur suksese jashtëzakonisht të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit të të gjitha niveleve dhe krimit të organizuar. Eshtë e rëndësishme që të vazhdojë të mbahet ky kurs. Ne kemi besim, se zgjedhja e ardhshme do të zhvillohet në mënyrë transparente dhe se çdo anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të orientohet në vendimin e tij vetëm prej përgatitjes profesionale të kandidatëve dhe integritetit të tyre të padiskutueshëm.
🇩🇪 I Der deutsche Botschafter Bergner traf heute mit der Vorsitzenden Mirela Bogdani sowie einer Reihe von Mitgliedern des Hohen Staatsanwaltschaftsrats (HPC) zu einem Gespräch zusammen. Er unterstrich die wichtige Rolle, die der HPC bei der Wahrung von Unabhängigkeit, Integrität, Qualität und Effizienz der Staatsanwaltschaften Albaniens hat. Er drückte seine Anerkennung für die engagierte Arbeit des HPC aus und ermutigte den Rat, seine Aufgaben weiter aktiv, mit Verantwortungsbewusstsein und Selbstbewusstsein wahrzunehmen.
Bergner unterstrich erneut die Bedeutung der anstehenden Wahl des Nachfolgers von Altin Dumani als Leiter der Sonderstaatsanwaltschaft SPAK: „SPAK hat unter der Leitung von Altin Dumani äußerst wichtige Erfolge bei der Bekämpfung von Korruption auf allen Ebenen und der organisierten Kriminalität erzielt. Diesen Kurs gilt es konsequent fortzusetzen. Wir vertrauen darauf, dass die anstehende Wahl transparent ablaufen wird und sich jedes Mitglied des Hohen Staatsanwaltschaftsrats bei seiner Entscheidung nur von der fachlichen Eignung der Kandidaten und ihrer unzweifelhaften Integrität leiten lassen wird.
👇
Link i Postimit të Ambasadës Gjermane
Lexo më shumë













































































































