Aktori i njohur William Levy 44 vjeç u arrestua të hënë në Florida të SHBA-së për sjellje të pahijshme dhe se kishte shkaktuar shqetësim në publik për shkak se ishte në gjendje të dehur.
Ai u lirua pas disa orësh pasi pagoi garancinë prej 500 Dollarësh.
William Levy është aktor dhe model kubano-amerikan. Ai është bërë i njohur për rolet e tij në telenovelat spanjolle.
Gati 1 vit më parë, ai u divorcua edhe nga bashkëshortja Elizabeth Gutiérrez pas 20 vitesh së bashku.
Kjo nuk është hera e parë që ai ka probleme me ligjin. Në vitin 2010, u akuzua për sulm seksual ndaj një vajze 17-vjeçare, por prokurori nuk ngriti akuza për shkak të provave të pamjaftueshme.