25 persona janë nën hetim dhe disa prej tyre u është komunikuar akuza. WebLajm.com mëson se prokurori Dritan Prenci ka përfunduar hetimet në lidhje me shpërdorimin e detyrës dhe shkeljen e barazisë në tendera nga disa zyrtarë të fushës së infrastrukturës rrugore.
Mes personave që është marrë i pandehur dhe i është komunikuar akuza këtë të martë, është edhe kreu aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar, z. Gentian Gjyli. Në hetim janë përfshirë edhe disa biznesmenë, anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave, si dhe zyrtarë të tjerë publikë.
Erald Elezi, administratori i KESH, merret i pandehur nga SPAK. Elezi akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, të njëjtat akuza që rëndojnë edhe mbi Gentian Gjyli. Hetimet janë zhvilluar mbi bazën e materialeve të sekuestruara në celularin e ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi. SPAK ka nisur gjithashtu hetimin pasuror ndaj 25 të dyshuarve, mes të cilëve 22 individë dhe 3 subjekte (kompani).Ndër fondet dhe tenderat e dyshuara për abuzim janë edhe ato të eficiencës së energjisë elektrike, të subvencionuara nga Bashkimi Europian.SPAK vijon hetimet edhe për një tjetër fraksion që përfshin zyrtarë të lartë.Në kohën e kryerjes së veprës penale, Gjyli dhe Elezi ishin anëtarë të KVO-së, në varësi të Berberit.

Në 25 subjekte akuzat janë:
Shpërdorim detyre shkleje barazisë në tendera
Falsifikim
Korrupsion
Pastrim Parash
Këto vepra penale sipas prokurorit Dritan Prençi janë konsumuar në bashkëpunim nga të dyshuarit.
Comments 2