IKMT ka zhvilluar një aksion në qytetin e Vlorës ku ka shëmbur një strukturë betoni e cila u ndërtua një javë më parë në një tokë publike.
Pasi ishte ndërtuar kjo strukturë ishte fshehur më pas me sipërfaqe dheu që mos të dukej, ndërsa sipas burimeve të IKMT , struktura ishte bërë gati për vendosjen e pilota e për një ndërtesë disa katëshe pa leje .
IKMT ka depozituar kallzim Penal në drejtim të ndërtuesit Mojsi Lazaj për zaptim të pronës publik dhe ndërtimit pa leje si dhe i është pezulluar leja e ndërtimit për dy muaj.


Sipas burimeve, Firma “Lazaj 2002” ka marrë një leje ndërtimi për një pallat disa katësh në ujin e ftohtë , ndërkohë që struktura e ndërtuar ishte e vendosur duke zaptuar një sipërfaqe mbi 500 metra katror jashtë lejes së ndërtimit në një tokë shtetërore. Lazaj në Janar të këtij viti, kërkoi t’a merrte sipërfaqen ku kishte ndërtuar pa leje para një jave por këshilli e rrëzoi. Sot në këshillin e bashkisë do të trajtohet përsëri kjo çështje nëse do t’i jepet ose jo ndërtuesit toka shtetërore.