Vala e dorëheqjeve në Vlorë pritet të prek Tiranën, Elbasanin, Durrësin dhe Fierin.
Burime për webljam.com bënë me dije se në 2 ditë mbledhje me stafin e bashkisë tiranë, kritikat e kryeministrit Rama kanë qenë të mëdha, disa prej tyre të ngjashme me atë që ndodhi me bashkinë Vlorë.
Ndër bashkitë ku ankesat e qytetarëve lidhur me funksionimin e dobët të institucioneve lokale rezultojnë jo vetëm Vlora, por Tirana, Elbasan, Durrës dhe Fieri.
Këto ankesa kanë ngritur shqetësime për mungesë transparence, burokraci të tepruar dhe trajtim të papërshtatshëm të qytetarëve në sportelet publik si dhe në munges të kontrollit mbi territorin.
Durrësi, Fieri janë dy qytetet e tjera pas Vlorës ku ankesat lidhen edhe me meaxhimin e dobët të hapsirave publike dhe plazheve.
Mungesa e Ujit
Parkimet
Bllokimi Trotuareve
Ndotja Akustike
Tregjet
Menaxhimi i Mbetjeve (Pastrimi)
Trafiku
Zënia e hapsirave të pallateve nga bar kafenetë
Mos dalja në territor e drejtuesëve lokal (kanë qenë porositë ku Rama ka lënë 2 javë kohë për reflektim)
Me një video mesazh ai paralajmëroi edhe qytetarët të lirojnë hapsirat pasi në të kundërt do përballen me ligjin.
Drejtorët e Dorëhequr në Vlorë
1-Zambak Selmanaj – drejtor i Infrastrukturës dhe Urbanistikes
2-Olsi Durrolli – drejtor i përgjithshëm i Ekonomisë
3- Dorjan Demiri- drejtor përgjithshëm juridik
4- Kozma Mali- drejtor i Financave
5- Jovan Jaupaj – drejtor i Aseteve
6-Arlinda Tepelena – drejtore e Turizmit
7-Dorjan Xhelili – drejtor NSHP
8-Francesko Tozaj – drejtor i Pastrimit
9-Endri Rrokaj – drejtor i Gjelbërimit
10-Anila Hitaj – drejtor e Shtëpisë së Foshnjës
11-Irena Stasa – drejtore e Shërbimeve Sociale pranë bashkisë
12-Elida Grabova – drejtor e Shtëpisë për Personat me Probleme Mendore
13-Lorela Ballaj – drejtore e Shtëpisë se Fëmijëve me Aftësi te Veçanta
14-Sokol Kananaj – drejtor i Tatimeve pranë bashkisë
15-Ardian Vreshtazi – drejtor i Emergjencave Civile
16-Sokol Toto- drejtor Teatri “Petro Marko”
17-Genci Demiraj – drejtor i Pallatit të Kulturës
18-Laura Brinja – drejtore e Burimeve Njerëzore
19-Igli Zahaj i dorëhequr – drejtor i IMT
20-Emiljano Ismalili i dorëhequr – drejtor i Policisë Bashkiake
21- Elona Merkaj – drejtore e Pallatit të Sportit