Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka regjistruar një procedim penal në lidhje me kontratën koncesionare për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Ky procedim ndodhet aktualisht në fazën e hetimeve paraprake sqaron SPAK për mediat.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal në lidhje me kontratën koncensionare të Aeroportit të Vlorës. Ky procedim është në në fazën e hetimeve paraprake”.
Kontrata e dhënë në formë koncesioni konsiston në bashkëpunimin mes qeverisë shqiptare dhe konsorciumit që përbëhet nga Mabco Constructions SA, biznes ky në 100 të aksioneve në pronësi të Behgjet Pacollit.

Projekti, i nisur nëntorin e vitit 2021, është përshkruar si një “porta hyrëse” për Jugun dhe Rivierën shqiptare, me pistë prej 3 200 metra dhe terminal prej 22 000 m²
Në datën 8 Maj 2025, aeroporti shkoi përpara me “fluturimin e parë certifikues”, një hap i rëndësishëm drejt fillimit të fluturimeve komerciale
Megjithatë, SPAK ka vendosur të hetojë elementët ligjorë të procedurës koncesionare, përfshirë procedurat e dhënies së kontratës, kushtet financiare dhe ndërtimore, si dhe përputhshmërinë me ligjin për prokurimin publik.
Ndër veprimet e SPAK dhe BKH-së aktulaisht është mbledhja e provave si dhe sekuestro e kontratës koncesionare.
Lexo më shumë
Comments 1