Besa Shahini, ish-ministre e Arsimit në qeverinë e Edi Ramës në Shqipëri, ka konfirmuar kandidaturën e saj për kryetare të Bashkisë së Prishtinës në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vjeshtë në Kosovë.
Shahini, e cila ka qenë pjesë e kabinetit të Ramës në periudhën 2019–2020, e ka bërë të ditur vendimin e saj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thekson nevojën për një Prishtinë moderne, funksionale dhe me një qeverisje transparente.
“Besoj se Prishtina ka nevojë për ide të reja, për një lidership që e sheh zhvillimin urban, arsimin dhe shërbimet publike si prioritet absolut. Jam e gatshme të sjell përvojën time dhe të punoj për një kryeqytet që i përgjigjet nevojave të qytetarëve,” është shprehur Shahini. shkruan Shahini në FB.