I arrestuar për kultivim canabisi dhe i lënë nga gjykata me masën e sigurisë arrest në shtëpi, 19 vjeçari djeg ullinjtë e fshatit Barkanesh në zonën e Krujës. Konflikti i pronësisë me fqinjët ka shyrë të riun Endri Doku ti vërë flakën ullishteve në fshat. Kjo ngjarje bëhet edhe më e rëndë, kur i riu i cili duhet të ishte në qeli ka përfituar nga arresti shtëpisë duke kryer sërish vepër penale. Ai është riarrestuar nga policia.
Krujë
Dogji ullishtet e fqinjëve, si pasojë e konflikteve me ta, për motive pronësie, arrestohet 19-vjeçari.
I arrestuari, shtetas me precedent kriminal, aktualisht me masë sigurisë “Arrest në shtëpi”, për kultivim të bimëve narkotike.
Menjëherë pas njoftimit për një rast zjarrvënieje në fshatin Barkanesh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë filluan hetimet me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen e autorit, përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat, u vu në pranga shtetasi E. D., 19 vjeç, banues në këtë fshat.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se ai ka ndezur zjarr në fshatin Barkanesh, si pasojë e konflikteve me fqinjët, për motive pronësie. Nga përhapja e flakëve në territorin e fshatit, janë djegur sipërfaqe toke të konsiderueshme, të mbjella me ullinj.
Më tej, nga verifikimet rezultoi se aktualisht shtetasi E. D. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.