Një operacion i zhvilluar një ditë më parë në Tiranë ka zbuluar një rast korrupsioni ku të përfshirë janë katër punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT).
Gjithçka nisi në zonën e Kombinatit, kur inspektorët konstatuan një tendë të vendosur në oborrin e një banese, e cila përdorej si lokal. Fillimisht, ata i kërkuan pronarit të objektit heqjen e tendës, por pak më vonë, njëri prej tyre u rikthye dhe i kërkoi 1000 euro në këmbim që të mos ndërhynin.
Pronari i lokalit denoncoi menjëherë në polici rastin e ryshfetit. Pas referimit të çështjes në Prokurori, me autorizim të SPAK, u vendos përgjimi ambiental. Policia vuri në dispozicion shumën e kërkuar prej 1000 eurosh, me numër serie, të cilat iu dorëzuan inspektorëve brenda një zarfi.
Paratë u tërhoqën nga njëri prej punonjësve, ndërsa tre të tjerë prisnin në një lokal ngjitur me objektin. Në momentin e operacionit, policia ndërhyri duke arrestuar tre persona, mes tyre Gerald Fuccia, ndaj të cilit u siguruan prova nga kamerat dhe përgjimet. Ndërsa Klajdi Zhilla, që kishte marrë paratë, u shpall në kërkim pasi tentoi t’i fshihte 1000 eurot në banakun e lokalit. Shuma u sekuestrua gjatë kontrolleve.
Hetimet janë duke u ndjekur nga prokurori Sotir Kllapi, ndërsa GJKKO pritet të caktojë masat e sigurisë ndaj të dyshuarve. Ata do të përballen me akuzën e “korrupsionit pasiv”.
Ndërsa kreu i Opozitës, z.Sali Berisha me një postim në Facebook ka akzuuar kreun e IMT z.Rigers Sheqeri si personi që qëndron pas skemës së marrjes së parave.
Narko-qeveria dhe Skapi i saj në garë kush të mashtrojë më shumë!
Qytetari dixhital denoncon mashtrimin për arrestimet për resortin pa leje në Kepin e Rodonit.
Asnjë inspektor nuk është arrestuar!
Përgjegjës direkt është Rigers Sheqeri, drejtor i IMT, por edhe në këtë rast për SKAPIN e partisë përgjegjës është shoferi!
Dënoj me ashpërsinë më të madhe mashtrimin publik dhe mbrojtjen e korrupsionit nga Skapi i partisë dhe mediat e qeverisë.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Miremengjes Doktor!
Dje gjoja ne menyre te bujshme nga mediat e paguara nga inceneratoret doli lajmi se SPAK godet korrupsionin ne IMT, duke arrestuar dy inspektor dhe duke shpallur dy te tjere ne kerkim. I gjithe ky lajm qe flet gjoja mbi korrupsionin e administrates u shpernda ne menyre te menjehershme nga vete mediat e qeverise, por ne fakt e verteta eshte krejt tjeter.
Inspektoret jane lene te lire, sepse ne fakt kjo ceshtje nuk ka lidhje me inspektoret, por ka lidhje drejtpersedrejti me Drejtorin e korruptuar te IMT, Rigers Sheqeri, i cili pasi lejoi gjithe ndertimet pa leje duke mbyllur syte e duke rrjepur me ryshfet qytetaret kerkon qe korrupsionin e tij te cilin e ushtronte nepermjet shoferit te tij, gjobembledhesit te gjobave korruptive te Rigers Sheqerit , sot na del gjoja me njoftim se IMT distancohet nga keto veprime te turpshme.
Ne fakt inspektoret jane liruar dhe i vetmi qe eshte mbajtur ne arrest eshte shoferi personal i te korruptuarit Rigers Sheqeri.
Pse u liruan inspektoret? Çkerkonte shoferi i Rigers Sheqerit neper biznese duke mbledhur para?
A mund te vepronte qeni besnik i Rigers Sheqerit pa urdhrin e padronit te tij te korruptuar?
Policia zbardh dinamikën e Operacionit “Hapësira”
Policia e Shtetit
Finalizohet operacioni policor i koduar “Hapësira publike“, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në drejtimin e SPAK-ut.
Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin për Policinë Kriminale, në Policinë e Shtetit, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të një procedimi të regjistruar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funskione publike“ dhe “Shpërdorimi i detyrës“, të kryera në bashkëpunim, finalizoi operacionin e koduar “Hapësira publike“.
Në kuadër të këtij operacioni:
-u arrestua në flagrancë shtetasi G. F., 33 vjeç, punonjës i IMT, bashkia Tiranë;
-nisi procedimi penal për shtetasit E. Ç., 48 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i IMT, bashkia Tiranë; A. E., 26 vjeç, banues në Tiranë, menaxher i një lokali në Tiranë;
-u shpall në kërkim shtetasi K. Zh., 35 vjeç, banues në Tiranë, inspektor i IMT, bashkia Tiranë.
Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, gjatë kontrolleve në subjekte (lokale), për evidentimin dhe lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin, iu kanë kërkuar para pronarëve të subjekteve, që të mos i hiqnin çadrat/tendat që zinin hapësirat publike përreth subjekteve.
Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3000 euro dhe 27 000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga korrupsioni aktiv i punonjësve të IMT, një automjet tip “Audi A6“ si dhe 4 celularë.
Punohet për kapjen e shtetasit K. Zh. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjme.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Lexo më shumë