21 milion euro rezulton të jetë afera e abuzimit me paratë publike në Bashkinë e Ersekës, drejtuar nga Erion Isai, tashmë nën akuzë. Në total janë Isai dhe 6 vartës të tij, ndërsa janë përfshirë edhe 5 persona nga kompanitë private.
Mekanizmi i përdorur në 4 tendera është një ujësjellës dhe aksi rrugor Korçë–Ersekë. Sipas hetimeve të prokurorit Dritan Prenci, kompania ANK ka paraqitur një projekt të falsifikuar për të fituar tenderin. Po ashtu, janë paraqitur kontrata pune me staf fiktiv për të plotësuar kushtet e konkurrimit.
Ndërkohë, edhe mbikëqyrja e punimeve është kryer me kontrata false, sipas hetimeve. Jo zyrtarisht bëhet me dije se javën e ardhshme, në këtë dosje pritet të ketë ndryshime dhe nuk përjashtohen masat e arrestit për të dyshuarit. Spak është drejt përfundimit të provave hetimore të mbledhura nga një celular sekuestruar një zyrtari pjesë e tenderave, ku Isai dyshohet i përfshirë edhe në 4 episode të tjera.

Pjesë nga dosja dhe përgjimet
- Procedura e prokurimit për projektin me objekt: Ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2
(Pjesa e parë), me Nr. REF-69427-08-21-2020. - Procedura e prokurimit me objekt “Supervizim punimesh për ndërtimin e rrugës Korçë-
Ersekë, Loti i 2 (pjesa e parë)”, me nr. REF-75548-10-14-2020. - Procedura e prokurimit me objekt “Ndërtim i Ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshatrave
Faza e dytë nga burimet e Kozelit”, me nr. REF-68285-08-11-2020.
Kryebashkiaku Erion Isai – biseda me administratoren e kompanisë fituese
Konkretisht janë zhvilluar biseda në aplikacionin “WhatsApp” midis të pandehurës Entela
Çano, administratore e shoqërisë fituese të kësaj procedure prokurimi “A&E Engineering” sh.p.k.,
(me nr. celulari ……), shtetasit Erion Isai, me detyrë Kryetar i Bashkisë Kolonjë,
njëkohësisht titullar i autoritetit (me nr. celulari 355697000077), shtetasit Armand Tafili, me
detyrë Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve në Bashkinë Kolonjë, njëkohësisht përgjegjës i njësisë
së prokurimit (me nr. celulari …….), shtetases Erjona Bujupi, punonjëse e shoqërisë së
të pandehurës Entela Çano, “A&E Engineering” sh.p.k., (me nr. celulari …….), me
përmbajtjen si më poshtë:
Biseda të bëra në datën 01.07.2020, mes shtetasve Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë
Kolonjë dhe shtetases Entela Çano, me përmbajtje si më poshtë:
- Në orën 10:05, shtetasi Erion Isai i dërgon shtetases Entela Çano mesazhet:
“Mirëmëngjes
Shifi pak këto: Po 110 max ose 90 i jep zgjidhje, thuaj Entelës. Vetëm rrjeti i jashtëm
deri depo fi 250 në 20 bar është 18 755 ml X 6793 lekë = 127 402 715 pa tush, kurse pesari
fi 200 me gjatësi 1 880 X 4747 lekë = 8 924 360 lekë” - Në orën 10:06, Entela Çano dërgon mesazhin:
“Mirëmëngjes.. ok… mi dërgo
Ok… të
njëjtën gjë po bëjmë edhe ne… reduktim parametrash.” - Në orën 10:08, Erion Isai dërgon mesazhin:
“Sa më shpejt s’Pls.” - Në orën 10:09, Entela Çano dërgon mesazhin:
“Ok… pa merak.” - Në orën 14:57, Erion Isai i përcjell shtetases Entela Çano mesazhet:
“Më duhet deri te
p r e m i a. Më duhet lista me emrat e fshatrave dhe vlerat për çdo fshat, vëlla. Një
zjarr të luteeeeem 0•404•” - Në orën 15:00, Entela Çano dërgon mesazhin:
“Pa merak. Do bëj të pamundurën që të
premten t’i dorëzojmë.” - Në orën 15:01, Erion Isai dërgon mesazhin:
“Je yll s’o dooa.” - Në orën 21:22, shtetasi Erion Isai i shkruan përsëri shtetases Entela Çano mesazhin:
“Kemi gati ndonjë preventiv të ndonjë fshati?” - Në orën 21:24, Entela Çano dërgon mesazhin:
“Nesër paradite mendoj se mund të kemi
diçka. Po sforcohemi shumë për të arritur vlerën… 230 me TVSH. Jam e saktë? Ma konfirmo
të lutem.” - Në orën 21:24, Erion Isai dërgon mesazhin:
“330 është max.” - Në orën 21:25, Entela Çano dërgon mesazhin:
“Shyqyr.” - Në orën 21:28, Erion Isai dërgon mesazhin:
“Pls zjarrrrr
Se nesër duhet me i printu.
Vulos këtu te ue unë. Të premte mëngjes herët duhen dorëzu.” - Në orën 21:29, Entela Çano dërgon mesazhin:
“Do bëj më të mirën e mundshme… mendoj
që do të jem korrekte… por jam sforcuar shumë për të kapur vlerën.” - Në orën 21:29, Erion Isai dërgon mesazhin:
“Ishte teeeeeper e lartë. As bëhej fjalë.” - Në orën 21:30, Entela Çano dërgon mesazhin:
“Me 5 aspra tha do verë të mirë miku :
shprehje gjermane…”
Biseda të bëra në datën 03.07.2020, mes shtetasve Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë
Kolonjë dhe shtetases Entela Çano, me përmbajtje si më poshtë:
- Në orën 12:39, 12:40 dhe 12:42, shtetasja Entela Çano ka katër thirrje të humbura nga
shtetasi Erion Isai. - Në orën 12:46, Erion Isai dërgon mesazhin:
“Shoqeee.” - Në orën 12:46, shtetasja Entela Çano telefonon shtetasin Erion Isai dhe së bashku
zhvillojnë një bisedë telefonike. - Në orën 12:46, Entela Çano dërgon mesazhin:
“Isha në telefon, të më falësh.” - Në orën 12:47, shtetasja Entela Çano telefonon shtetasin Erion Isai dhe së bashku
zhvillojnë një bisedë telefonike. - Në orën 12:48, shtetasja Entela Çano telefonon shtetasin Erion Isai dhe së bashku
zhvillojnë një bisedë telefonike. - Në orën 12:57, shtetasi Erion Isai telefonon shtetasen Entela Çano dhe së bashku
zhvillojnë një bisedë telefonike.
Lexo më shumë