Dosja “Bankers”, e cila prej 10 ditësh ndodhet në SPAK, do të hetohet nga një grup prokurorësh të posaçëm.
Burime zyrtare bënë me dije se janë përzgjedhur prokuroret Anita Jella dhe Enkeleida Millonai për të ndjekur hetimin.
WebLajm.com mëson se Znj. Jella dhe znj. Millonai, pas administrimit të dosjes që ka mbërritur nga Fieri, pritet të nisin me marrjen në pyetje të personave të përfshirë në këtë çështje.
Ndërkohë, masat e sigurisë ndaj drejtuesve kinezë të kompanisë “Bankers” dhe stafit shqiptar mbeten në fuqi, ashtu siç janë caktuar nga gjykata e juridiksionit të përgjithshëm.
Dy prokuroret po hetojnë veprimet e një grupi të strukturuar kriminal, të cilat dyshohet se i kanë shkaktuar shtetit dhe pasurisë publike një dëm prej mbi 40 milionë eurosh.
Në këtë dosje përfshihen fatura fiktive, bilance financiare të pasakta dhe kontrata të lidhura me aktivitetin e hidrokarbureve.
Lexo më shumë
👇