Zbardhen emrat e 6 personave të kontrolluar në lidhje me çështjen e pronave të Ushtrisë – mes tyre zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë
Janë zbardhur emrat e gjashtë personave ndaj të cilëve janë ushtruar kontrolle nga autoritetet, në kuadër të hetimeve për çështjen e pronave të Ushtrisë. Burime nga grupi hetimorë për weblajm.com bënë me dije se këtyre personave një ditë më parë u janë sekuestruar edhe celularët dhe prova të tjera materiale, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar për këtë çështje.
Ndër të kontrolluarit është administratori i OSHEE-së, Enea Karakaci, si dhe Teuta Balili, pjesë e stafit të Ministrisë së Infrastrukturës. Në listë figuron edhe Belioza Coku, ish-drejtoreshë e kabinetit të ish-ministres së mbrojties, Olta Xhaçka. Po ashtu janë kontrolluar Artan Dulaku, Genard Kastrati dhe Bardhyl Kollçaku ish ushtarak dhe ish deputet.
Sipas të njëjtave burime, kontrolli është kryer edhe në selinë e kompanisë “Maryna Bay Saranda”, ku aksioner është Artan Dulaku dhe administrator Genard Kastrati.
Hetimi po ndiqet nga prokurorja Manjola Kajana. Dyshohet se kontrollet e ushtruara ndaj Karakacit dhe Balilit lidhen me funksionet që ata kanë pasur në përgatitjen e dokumentacionit dhe kontratës midis shtetit dhe biznesmenit Dulaku, për marrjen në përdorim të pronës në Portin Ushtarak të Sarandës.
Lexo më shumë