Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë se British Airways do të rrisë kapacitetin e operimit nga Tirana për sezonin veror 2026, duke forcuar më tej lidhjen mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kjo vjen si rezultat i kërkesës në rritje për udhëtime drejt Tiranës dhe rolit gjithnjë e më të rëndësishëm të TIA-s si një pikë kyce në zhvillimin e aviacionit në rajon.
British Airways do të rrisë numrin e fluturimeve në një total prej 13 fluturimesh në javë, duke filluar nga prilli 2026, starti i sezonit veror të kompanisë ajrore. Kjo përfaqëson një rritje prej 44 përqind të frekuencës krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Ky zhvillim vjen në një moment kur TIA po i nënshtrohet një transformimi të gjerë infrastrukturor. Nën drejtimin e Kastrati Group, aeroporti po zgjerohet me kapacitete të reja terminalesh, pozicione shtesë parkimi për avionët, teknologji të avancuara dixhitale dhe sisteme që përmirësojnë shpejtësinë dhe efikasitetin për pasagjerët. Këto investime synojnë të mbështesin rritjen e trafikut dhe të sigurojnë një përvojë moderne dhe cilësore të udhëtimit.
Rritja e frekuencës së fluturimeve nga British Airways është optimizuar me kujdes për t’u ofruar pasagjerëve më shumë mundësi udhëtimi, jo vetëm drejt Mbretërisë së Bashkuar, por edhe për lidhje të mëtejshme drejt Amerikës së Veriut – një nga tregjet më të kërkuara nga udhëtarët shqiptarë dhe ata nga Ballkani Perëndimor.
Piervittorio Farabbi, Shefi i Operacioneve në TIA, deklaroi:
“British Airways, një nga linjat ajrore më prestigjioze në botë, është një partner kyç për tregun shqiptar. Zgjerimi i operimeve në TIA tregon angazhimin e kompanisë për të ofruar lidhje të besueshme, standarde të larta shërbimi dhe një rrjet të gjerë destinacionesh për pasagjerët që udhëtojnë drejt dhe nga Shqipëria. Na vjen mirë që TIA po njihet si një aeroport që forcon lidhjet ndërkombëtare të vendit dhe tërheq operatorë elitarë të aviacionit botëror.”
Neil Chernoff, Shefi i Planifikimit dhe Strategjisë i British Airways, shtoi:
“Tirana është një destinacion që klientët tanë e duan, dhe ne jemi të kënaqur të ndërtojmë mbi këtë kërkesë duke rritur fluturimet për sezonin veror 2026. Qoftë për biznes, pushime apo lidhje me të afërmit, këto shërbime shtesë do ta bëjnë edhe më të lehtë për udhëtarët të zbulojnë gjithçka që Shqipëria ka për të ofruar.”
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet i përkushtuar për të zgjeruar bashkëpunimet me kompanitë ajrore, për të përmirësuar vazhdimisht përvojën e pasagjerëve dhe për të forcuar pozicionin e Shqipërisë në hartën ndërkombëtare të aviacionit. Me investime strategjike, teknologji moderne dhe një vizion të qartë zhvillimi, TIA po bëhet një nga aeroportet më dinamikë dhe më me rritje të shpejtë në rajon.
Rreth British Airways
Si linja ajrore kombëtare e Mbretërisë së Bashkuar, British Airways operon në më shumë se 200 destinacione në mbi 65 vende, përfshirë dhe rrugë të shërbyera përmes partnerëve të saj ajrorë. Kompania ofron me krenari më shumë fluturime nga Londra drejt destinacioneve ndërkombëtare sesa çdo transportues tjetër.
Udhëtarët e British Airways kanë akses në një nga rrjetet më të gjera të fluturimeve në botë, si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht, duke ofruar lidhje drejt dhe nga aeroporte qendrore në orare të përshtatshme. Kompania operon nga tre aeroportet kryesore të Londrës: Heathrow, Gatwick dhe London City.

British Airways increases operations at Tirana International Airport for summer 2026
Tirana International Airport (TIA) is pleased to announce that British Airways will increase its operating capacity from Tirana for the 2026 summer season, further strengthening the connection between Albania and the United Kingdom. This expansion comes as a result of the growing demand for travel to Tirana and TIA’s increasingly important role as a developing aviation hub in the region.
British Airways will be increasing its flying schedule to a total of 13 flights per week from April 2026, the start of the airline’s summer season. This marks a 44 per c[SC1] ent increase in frequency compared to the same period in 2025.
This development comes at a time when TIA is undergoing extensive infrastructural transformation. Under the leadership of Kastrati Group, the airport is expanding its terminal capacity, adding new aircraft parking positions, introducing advanced digital technologies, and implementing systems that improve speed and efficiency for passengers. These investments aim to support growing traffic volumes and ensure a modern and high-quality travel experience.
The increase in flight frequency from British Airways has been carefully optimised to provide passengers with more travel opportunities, not only to the United Kingdom but also for onward connections to North America, one of the most popular markets for travelers from Albania and the Western Balkans.
Piervittorio Farabbi, TIA’s Chief Operations Officer, stated:
“British Airways, one of the world’s most prestigious airlines, is a key partner for the Albanian market. The expansion of operations at TIA demonstrates the airline’s commitment to providing reliable connections, high service standards, and an extensive network of destinations for passengers traveling to and from Albania. We are pleased that TIA is now recognized as an airport that strengthens Albania’s international links and attracts elite global aviation operators.”
British Airways’ Chief Planning and Strategy Officer, Neil Chernoff, said: “Tirana is a destination we know our customers love, and we’re delighted to build on that demand by increasing flights for the 2026 summer season.
“Whether customers are travelling for business, enjoying a well-earned holiday or connecting with loved ones, these additional services will make it even easier to experience everything Albania has to offer.”
Tirana International Airport remains committed to expanding collaborations with airline partners, continuously improving the passenger experience, and reinforcing Albania’s position on the international aviation map. With strategic investments, modern technology, and a clear development vision, TIA is becoming one of the most dynamic and fast-growing airports in the region.
About British Airways
As the United Kingdom’s national flag carrier, British Airways operates in more than 200 destinations across over 65 countries, including routes served through its airline partners. The airline proudly offers customers flights to more destinations from London than any other carrier.
British Airways customers have access to one of the world’s most extensive flight networks, both domestically and internationally, offering flights to and from central airports at convenient times. The airline operates out of London’s three major airports: London Heathrow, London Gatwick, and London City.



































































































