Po Proda ku ishte?
Kur një polic përfshihet në një aferë, me të drejtë publiku, mediat apo kushdo tjetër pyesin: Po kryepolici? Në këtë rast, Ilir Proda.
Mjafton një lexim i dokumenteve dhe del qartë se:
- Ilir Haxhiaj ka qenë pjesë e dekonspirimit dhe e aferës së narkotrafikut.
- Ka mjaft të dhëna nga SkyECC që tregojnë se Haxhiaj ishte pjesë e operacionales.
Në atë periudhë, Proda nuk ishte drejtor i përgjithshëm. Ai ka qenë ose në Korçë, ose në Elbasan.
Haxhiaj ka qenë pjesë e Antiterrorit, por edhe aty Proda nuk ishte përgjegjës. Ai është bërë drejtor zyrtarisht me të drejtë firme më 3 tetor 2024, pra rreth një vit e një muaj më parë.

Kur Proda mori detyrën e drejtorit, i vetmi akses që kishte Ilir Haxhiaj ishin librat e Akademisë së Policisë. As në Antiterror nuk ishte më aktiv.
Ja vlen të pyetet dhe t’i kërkohet llogari Ilir Prodës për:
- Rendin
- Sigurinë
- Ecurinë e hetimeve
- Zbardhjen e krimeve
Por t’i thuash “ik ti se u kap një polic si pjesë e krimit”, kur ky polic ka pasur më shumë akses se Proda në të dhëna sekrete apo operative ❗️❗️❗️
Kjo është absurde.
Ore, po ata që e emëruan, e promovuan dhe e kontrolluan Haxhiajn, ku janë? Apo tani merren me showbizz dhe lajme?














































































































