2000 mijë euro është afera e kprrupsionit që çoi në pranga tre zyrtarët e policisë mes tyre edhe shefin Roven Zerka.
Përgjimet e një biznesmeni kanë zbuluar edhe aferen e rrugores. Ai rezulton se ka paguar 2000 mijë euro të mos i arrestonim gruan e cila më 16 Prill 2025 ka shkaktuar aksident me pasoja.
Dosja e Spak / Policëve BKH ju gjen para në shtëpi
SPAK urdhëron ndalimin e shefit të Komisariatit të Policisë Rrugore dhe dy oficerëve, të përfshirë në korrupion pasivProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer veprime hetimore në kuadër të procedimin penal nr. 91/1, të vitit 2023.Në dinamikën e hetimeve, në datën 18 prill, me urdhër të prokurorit të posaçëm, janë ndaluar shtetasit: R.Z, shef i Komisariatit të Policisë Rrugore, S.N, shef i hetimit të aksidenteve rrugore në këtë komisariat dhe E.T, oficer i policisë gjyqësore, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim (parashikuar nga neni 259/2 dhe 25 të Kodit Penal.)Ngjarja Në datën 16 prill 2025, në qytetin e Tiranës ka ndodhur një aksident rrugor, ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin. Si pasojë e aksidentit, pesë personat që udhëtonin në njërin nga automjetet janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.Ndërsa në automjetin tjetër ndodhej vetëm drejtuesja A.V, bashkëshortja e shtetasit E.V, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, (parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.)Pas të dhënave dhe informacionit të siguruar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka rezultuar se punonjës të policisë rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit, shtetases A.V, pagesën prej 2 mijë eurosh, për mosarrestimin e saj.Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi nën hetim E.V, me ndihmën e personave të tjerë. Këtë shumë ai ia kanë dorëzuar njërit prej punonjësve të policisë rrugore – fakt i provuar gjatë hetimit.Urdhri i ndalimit të shtetasve: E.T, S.N dhe R.Z është ekzekutuar nga BKH, në bashkëpunimin me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Gjatë kontrolleve të kryera për llogari të këtij procedimi penal janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumat prej; 2.500.000 lekë dhe 26 mijë euro.
WebLajm.com mëson se çifti i biznesmenëve janë Ergest dhe Anisa Vrioni.
Të martën / GJKKO miraroi urdhër arrestin e prokurores Elida Kackini dhe caktoi arrest ndaj Zekës dhe Navakut.
Roven Zeka dhe Sokol Novaku pretenduan në seancë se nuk kane lidhje me faktin penal për të cilin akuzohen nga SPAK.
Vendimi u dha nga gjyqtarja Flojera Davidhi e cila nje ditë më parē dha tw njëjtën masë për oficerin e policisw gjyqsore pranë komisariatit rrugorë tiranë Edison Tabaku.
Lexo më shumë
👇