Prej më shumë se 150 ditë gjykata e posaçme e ka patur të pamundur të vendos për fatin e “dosjes partizani”. Gjyqtarja Flojera Davidhi është tërhequr për vendimarrje dhe pritet ta shpall mesditën e të hënës më 5 Maj.
SPAK kërkon marrjen e pandehur të ish kryeministrit Berisha. Ndërsa ai sot drejton fushatën e PD dhe Alenacës Shqipëria Madhështore.
Berisha e ka cilësuar një proces politik të stisur, ndërsa spak thotë se ka arritur të faktoj akuzën e korrupsionit pasiv.
Spak akuzon në këtë proçes edhe biznesmenët Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja, Andia Pustina si dhe ka vënë në hetim edhe tre shoqëri tregtare.
Në akuzë është edhe Jamarbër Malltezi, i vetmi që mbahet në arrest shtëpie me masë sigurie, në një kohë kur hetimet kanë përfunduar.