Në palestrën Feti Borova, dedikuar KZAZ së votimit nga jashtë në parkun olimpik tiranë. 15 kuti me materiale votimi, zarfe dhe me 19 mijë vota konsiderohen një shans i humbur për 11 majin 2025.
Këto vota u dërguan nga KQZ me postën private DHL në adresat e emigrantëve në të gjithë botën, por pas tre tentativave DHL i ktheu pas.
Kjo pasi qytetarit që i ishte dërguar zarfi me feltën e votimit o nuk u gjet në banesë ose adresa në sistemin PER ishte e gabuar.


Në sistemin PER u regjistruan mbi 245 mijë emigrantë ndërsa më 227 mijë zarfe me fletën e votimit u dërguan në adresat e tyre jashtë shqipërisë.

Referuar të dhënave nga KQZ mungon shifra e zarfeve të kthyera pas dhe të pavotuara. Shifër kjo të cilën weblajm.com ka mundur ta marrë sëbashku me foto.

Comments 1