Ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të zhvillohet më 7 qershor 2025 në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, ka shkaktuar një situatë kaotike për tifozët, të cilët po përballen me mungesë biletash dhe çmime të larta në tregun e zi. Arrestime e Para për Shitje të Paligjshme kanë nisur në Tiranë dhe jo vetëm.
Burime për weblajm.com nga policia sqaruan se disa shitës ilegal të biletave me çmime 300 deri në 1000 euro janë arrestuar për manipulim të tregut në dëm të tifozave për ndeshjen Shqipëri – Serbi.
Hetimet janë në zhvillim e sipër, ndërsa autoritetet po punojnë për të identifikuar dhe ndaluar më shumë shitës ilegal të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.
Hetimet nga Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar ne Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë
Drejtoria e krimit Ekonomik dhe Financiare në DPV Tiranë, ka nisur hetime të thelluara për të zbardhur skemën e tregtisë së paligjshme të biletave. Burimet bëjnë të ditur se janë mbledhur prova të mjaftueshme për të proceduar penalisht disa individë të dyshuar. Ndërkohë janë sekuestruar edhe bileta me QR Code false.
Çmimet e Biletave në Tregun e Zi
Tifozët kanë shprehur shqetësim për çmimet e larta të biletave në tregun e zi, të cilat arrijnë deri në 300 apo 1000 euro për një biletë, ndërkohë që çmimi origjinal është shumë më i ulët nga 30 apo 150 dhe 250 euro. Shitësit e paligjshëm shpesh përdorin rrjetet sociale për të reklamuar dhe shitur biletat, duke mashtruar tifozët e pasionuar.
Thirrje për Kujdes dhe Informim
Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin blerjen e biletave nga burime të dyshimta. Për të siguruar bileta origjinale dhe të vlefshme, tifozët duhet të përdorin kanalet zyrtare të shitjes.
Kapaciteti i Stadiumit dhe Kërkesa për Bileta
Stadiumi “Arena Kombëtare” ka një kapacitet prej 22,500 vendesh, duke e bërë atë stadiumin më të madh në Shqipëri . Megjithatë, kërkesa për bileta ka tejkaluar ndjeshëm këtë kapacitet, me më shumë se 500,000 persona që kanë shprehur interes për të ndjekur ndeshjen nga afër. Ky hendek i madh midis kërkesës dhe ofertës ka çuar në rritjen e çmimeve dhe shfaqjen e tregut të zi.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Attention”.
Shitën në Instagram, bileta për ndeshjen “Shqipëri–Serbi”, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga FShF-ja, arrestohen 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2.Si rezultat i sigurimit të informacionit se në një llogari në rrjetin social “Instagram”, shiteshin bileta për ndeshjen e futbollit “Shqipëri–Serbi”, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Attention”.Në kuadër të operacionit, u identifikuan autorët e dyshuar të rastit, shtetasit L. M., 34 vjeç, A. T., 23 vjeç dhe I. L., 24 vjeç, të cilët u vunë në pranga, si dhe shtetasi E. Sh., 25 vjeç dhe një 16-vjeçar, për të cilët filloi procedimi në gjendje të lirë.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Manipulimi i tregut” dhe “Fshehja e të ardhurave”.