FACTCHECK
ME SY E VESH NGA KUSHTETUTA
NESËR KUSHTETUESJA VENDIM PËR BALLUKUN?
JO E PAVËRTET
NESËR S’KA SEANCË NË GJYKATËN KUSHTETUESE.
KA MBLEDHJE KOLEGJI ME TRE ANËTARË: RELATOR SANDËR BECI DHE ANËTARËT: KRYETARJA NË DETYRË MARSIDA XHAFERRLLARI DHE SONILA BETJA.
KOLEGJI DO TË VENDOSË: TË PRANOJË ANKIMIN DHE TA KALOJË NË SHQYRTIM SEANCË GJYKIMI THEMEL ME 9 ANËTARË, Pêr konfliktin Kushtetues të Pretenduar.
APO TË MOS E LEGJITIMOJË ANKIMIN, QOFTË PËR ANKUESIN QOFTË PËR PËRMBAJTJEN.
PAS KËTIJ VENDIMI: NËSE KOLEGJI E PRANON, DO KETË SEANCË ME PALË SEANCË PUBLIKE.
SPAK NUK ËSHTË PALË AS NËSE REFUZOHET AS NËSE PRANOHET.
TË VETMET PALË MBETEN: GJYKATA QË KA MARRË NJË VENDIM, PRA GJKKO, DHE ANKUESI NË KËTË RAST KRYEMINISTRI.
SI DO MERRET VENDIMI NESËR?
FIKS SIÇ U MOR AI I PEZULLIMIT NË GJKKO, NË NJË DHOMË VETËM BAZUAR NË LETRA.
KOLEGJI NESËR S’KA SEANCË PUBLIKE ME ORAR,
POR KA MBLEDHJE.
NJOFTIMI ZYRTAR PËR ÇDO NDODH NESËR
Gjykata, nisur nga interesi mediatik për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, bën me dije si vijon:
Në datën 21.11.2025, në Gjykatën Kushtetuese është paraqitur kërkesa me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave. Shfuqizimi i vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si një akt që cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve, që Kushtetuta ka caktuar si autoritete, që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrat në detyrë. Pezullimi i efekteve të vendimit deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese. Interpretimi i pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës, në kuptimin që “Anëtari i Këshillit të Ministrave, duke gëzuar imunitetin e deputetit, përfiton nga të gjitha garancitë procedurale, që i njeh jo vetëm Kushtetuta këtij të fundit, por edhe legjislacioni procedural penal.“.
Kjo çështje për shkak të interesit publik që paraqet është konsideruar nga Gjykata për t’u shqyrtuar me përparësi, sipas praktikës së ndjekur në raste të ngjashme.
Kërkesa është regjistruar me numër 30 (K) 2025 të Regjistrit Themeltar në datën 21.11.2025, ora 14.00. Me shortin e po kësaj date, ora 15.00, për shqyrtimin paraprak të kësaj çështjeje është caktuar Kolegji me përbërje gjyqtarët: Holta Zaçaj, kryetare dhe anëtarë Sonila Bejtja dhe Sandër Beci (relator). Kolegji ishte planifikuar të mblidhej në datën 27.11.2025 për të diskutuar këtë çështje. Paralelisht me këto veprime, Njësia e Shërbimit Ligjor u ngarkua me përgatitjen e akteve paraprake për shqyrtimin e çështjes dhe i ka shpërndarë ato për njohje në datën 26.11.2025 tek të tre anëtarët e kolegjit.
Në datën 25.11.2025, ora 10.00, Presidenti i Republikës ka organizuar ceremoninë e betimit të gjyqtarit Asim Vokshi, i cili ka zëvendësuar gjyqtaren Holta Zaçaj që ka përfunduar mandatin e saj.
Në këto kushte, në datën 25.11.2025, Kolegji i caktuar për shqyrtimin e çështjes mbeti i paplotë në përbërje të tij. Të nesërmen, më 26.11.2025, ora 11.00, Mbledhja e Gjyqtarëve ka vendosur plotësimin e kolegjit me gjyqtaren Marsida Xhaferllari.
Në datë 26.11.2025 anëtarëve të kolegjit iu janë shpërndarë aktet e çështjes nga Njësia e Shërbimit Ligjor.
Kolegji u mblodh ditën e sotme sipas planifikimit. Me kërkesë të gjyqtares Marsida Xhaferllari, e cila kishte marrë njoftim për aktet pasditen e datës 26.11.2025 dhe në përputhje me nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore, i cili parashikon se gjyqtarët duhet të kenë në dispozicion kërkesën dhe aktet e kërkesës të paktën dy ditë përpara mbledhjes së Kolegjit, u caktua që shqyrtimi i çështjes do të bëhet nga Kolegji ditën e parë të punës, pas festave zyrtare të nëntorit, konkretisht në datën 02.12.2025.
Vendimmarrja e Kolegjit do të njoftohet rregullisht në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.















































































































