SPAK ka intensifikuar hetimet dhe pritet që brenda pak ditëve të përfundojë një nga tre procedimet penale të lidhura me Agjencinë Kombëtare të Informacionit.
Prej një jave, dhjetë persona, staf i AKSHI, kanë dhënë deklarime para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Ndërsa këtë të mërkurë, u paraqit edhe drejtuesja e AKSHI, znj. Kërcanaj. WebLajm.com mëson se ky hetim po ndiqet nga prokurori Bledar Maksuti dhe në sitë kanë kaluar disa prokurime me termin “sekret”.
Ajo është paraqitur pa praninë e një avokati, por si person në dijeni për rrethanat e hetimit. Ndërsa më herët, për këto procedura prokurimi janë pyetur edhe persona të dyshuar si pjesë e skemës.
Jozyrtarisht, WebLajm.com mëson se brenda pak ditësh SPAK do t’i drejtohet gjykatës për caktim të masave të sigurisë ndaj të dyshuarve për disa vepra penale.











































































































