Mungesa pa arsye e palës apo avokatit në gjyq / Apeli i Posaçëm kërkon shfuqizimin si antikushtetues të nenit 471 pika 5
Në rast se një palë ose avokati që e përfaqëson nuk paraqitet në një seancë gjyqësore, sipas Kodit të Procedurës Penale, neni 471 pika 5, praktika shpallet e papranueshme. Por ky nen ka ndezur një debat mes gjyqtarëve, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit e konsideron këtë parashikim si antikushtetues.
WebLajm.com mëson se Apeli ka depozituar një ankim kushtetues, duke kërkuar shfuqizimin e nenit 471, pika 5. Ky ankim vjen pas kërkesës në Apel të Fran Marashit, i cili kërkoi heqjen e regjimit 41-bis, por nuk u paraqit në gjyq.
Para Gjykatës Kushtetuese është dorëzuar kërkesa për shfuqizimin e një pjese të këtij neni, konkretisht togfjalëshit “nuk paraqitet në seancë pa ndonjë shkak të arsyeshëm, megjithëse ka dijeni rregullisht për datën dhe orën e saj”.
Sipas ankuesve, ky formulim bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), duke cenuar të drejtën për një proces të rregullt ligjor dhe parimin e sigurisë juridike.
Kërkesa është regjistruar më 3 korrik 2025 pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe tashmë pret shqyrtimin e Gjykatës Kushtetuese.
Në rast se Gjykata pranon ankimin, kjo do të sillte ndryshime të rëndësishme në interpretimin dhe zbatimin e nenit 471 të Kodit të Procedurës Penale, që lidhet me pasojat e mosparaqitjes në seancë.
7. | 7 (GJ) | 03.07.2025 | Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar | “Shfuqizimin e togfjalëshit “nuk paraqitet në seancë pa ndonjë shkak të arsyeshëm, megjithëse ka dijeni rregullisht për datën dhe orën e saj”, në pikën 5 të nenit 471 të Kodit të Procedurës Penale, pasi vjen në kundërshtim me Kushtetutën dhe me KEDNJ”. | S. Bejtja |
Përmbajtia e Nenit 471 pika 5
Neni 471
Mënyra e procedimit nga gjykata
(Pika 5 numërohet pika 6 e shtuar pika 5, me ligjin nr. 35/2017, datë
30.3.2017)
- Gjykata procedon me kërkesën e prokurorit, të interesuarit
ose të mbrojtësit. - Kur kërkesa është haptazi e pabazuar ose përsëritje e një
kërkese të rrëzuar, të mbështetur mbi të njëjtat shkaqe, gjykata, pasi
dëgjon prokurorin e deklaron atë të papranueshme me vendim, i cili i
njoftohet brenda pesë ditëve të interesuarit. Kundër vendimit mund
të bëhet ankim. - Me përjashtim të rasteve të parashikuara nga paragrafi 2,
gjykata cakton datën e seancës dhe lajmëron palët dhe mbrojtësit, të
paktën dhjetë ditë para seancës.
267 - Seanca zhvillohet me pjesëmarrjen e detyrueshme të prokurorit
dhe të mbrojtësve. I interesuari, kur e kërkon, dëgjohet personalisht
ose me letërporosi. - Kur kërkuesi nuk paraqitet në seancë pa ndonjë shkak të
arsyeshëm, megjithëse ka dijeni rregullisht për datën dhe orën e saj,
heq dorë nga kërkesa, ose ndryshon objektin e saj, gjykata e deklaron
atë të papranueshme. - Gjykata merr vendim, i cili u njoftohet palëve edhe mbrojtësve.
Kundër vendimit mund të bëhet ankim, por ai nuk e pezullon
ekzekutimin, përveçse kur gjykata që e ka dhënë vendos ndryshe.