Prokuroria e Brukselit një ditë më parë zbuloi se po heton aferën e Kolegjit të Evropës dhe Akademisë Politike.
Jashtë këtij hetimi nuk mbetet as Shqipëria, e cila ka një degë të këtij kolegji.
Në korrik dhe dhjetor të vitit 2024, nga taksat e shqiptarëve, përkatësisht Bashkia Tiranë dhe Ministria e Arsimit, kolegji ka marrë dy pagesa me vlerë afro 200 mijë euro.
Këto të dhëna janë bërë publike nga OpenData Albania si transferta për bursa.
Ndërsa Federica Mogherini u ndalua për disa orë së bashku me dy ndihmësit e saj; pas marrjes në pyetje, ajo u la e lirë. Pak javë para ndalimit nga Policia belge, znj. Mogherini ka qenë në Shqipëri, ku më 20 nëntor ka takuar edhe ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.






































































































