Pas propozimit të Komisionit të Posaçëm në SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur datën 9 dhjetor për emërimin e Joni Ketës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Propozimi u shqyrtua nga anëtarët e Komisionit të Verifikimit në KLP dhe i kaloi seancës plenare për emërim.
Me praninë edhe të ndërkombëtarëve, procesi i ndjekur nga Komisioni i Posaçëm i SPAK u vlerësua në përputhje me ligjin.
Emërimi i Ketës do t’i nënshtrohet tani votës së anëtarëve të KLP-së për mandatin 5-vjeçar.
Ky votim pritet të mbahet tre ditë para se KLP të intervistojë dhe të miratojë edhe kreun e ri të SPAK, i cili do të pasojë në detyrë z. Altin Dumani.













































































































